Lazio regjistron humbjen e tretë radhazi, mundet nga Udinese

Nga Dea Kozma
12 Mars 2024, 16:44 | Futboll

Lazio regjistron humbjen e tretë radhazi, mundet nga Udinese

Lazio regjistroi humbjen e tretë radhazi në kampionat pasi edhe mbrëmjen e të hënës u mund 2-1 nga Udinese në transfertë.

Kryeqytetasit lanë shumë hapësira mbrapa ndërsa vendasit në momentin më të mirë goditën saktë drejt portës. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura ndërsa e dytë nisi spektakël.

Në harkun e 4 minutave u shënuan 3 gola. Fillimisht ishte Lorenzo Luka që pas një devijimi të lehtë në zonë  kaloi Udinesen në avanatazh.

Megjithatë vetëm dy minuta më vonë Lautaro Xhanetti me një autgol vendosi sërish baraspeshën. Në minutën e 51, radha ishte e Zarraga që me golin e tij dërgoi shifrat në 2-1.

Pas kësaj disfate, Lazio zbret në vendin e nëntë me 40 pikë, 8 nga Roma e vendit të pestë ndërsa Udinese me 27 pikë në vendin e 13.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos