Chelsea fiton me vuajtje përballë Newcastle

Nga Erald Kodhelaj
12 Mars 2024, 16:32 | Futboll

Chelsea rrezikoi deri në fund, megjithatë arriti të dilte fitues në sfidën që mbylli javën e 28-të të Premier League përballë Newcastle.

“Blutë e Londrës” fituan me rezultatin 3-2, falë golave të shënuar nga Xhekson, Palmer dhe Mudrik. Në anën tjetër, për “qymyrxhinjtë” shënoi Ajzak, rrjetën e barazimit të përkohshëm 1-1, ndërsa Mërfi në sekondat e fundit të lojës krijoi iluzionin se Newcastle mund të evitonte humbjen.

Mes drithërimave, Chelsea arriti të mbronte avantazhin dhe ta fitonte sfidën. Blutë e Londrës ngjiten në kuotën e 39 pikëve në renditje, një më pak se Newcastle.

Bardhezinjtë në anën tjetër nuk po arrijnë ti japin vazhdimësi rezultateve në fushë, ku edhe pse e nisën sezonin mjaft mirë, vijojnë të regjistrojnë ecuri zhgënjyese në Premier Ligë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos