Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 67%
  • Mungesa e kohës 22%
  • Mungesë motivimi 0%
  • Lodhja fizike 11%

Arsenal beson te përmbysja ndaj Portos në Champions, mungon Martinelli

Nga Dea Kozma
12 Mars 2024, 16:25 | Futboll

Arsenal beson te përmbysja ndaj Portos në Champions, mungon Martinelli

Ndeshje shumë interesante në Champions League është ajo mes Arsenalit dhe Portos. Topçinjtë pasi morën kreun në Premier League, kanë një tjetër detyrë dhe më të vështirë akoma në arenën e madhe të Champions League.

Anglezët u mundën 1-0 në ndeshjen e parë megjithatë kualfikimi nuk është mbyllur pasi ka dhe 90 minuta të tjera.

Trajneri Arteta vuan mungesën e Martinellit që nuk ja ka dalë të jetë gati ndërsa në dyshim janë Partej dhe Tomjasu. Edhe në kampin tjetër ka presion.

Fitorja minimale në duelin e parë nuk i jep siguri Portos që do të luajë në fushë me formacionin më të mirë, ndërsa pritet të ketë minuta dhe për sulmuesin iranian Mehdi Taremi që mungonte prej 12 shkurtit. Takimi luhet sot në orën 21:00.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli