Real Madrid bëri detyrën ndaj Celta Vigos dhe marshon i qetë në krye të La Ligës spanjolle.
Madrilenët fituan 4-0 në “Santiago Bernabeu” në ndeshjen e vlefshme për javën e 28 të elitës së futbollit spanjoll.
Vinicius Junior në minutën e 21 dërgoi topin në rrjetë ndërsa në pjesën e dytë, dy autogola dërguan shifrat në 3-0 në favor të Los Blancos.
Në fund kishte kohë dhe për talentin Guler që në minutën e 94-shënoi golin e parë më fanellën madrilen dhe mbylli goleadën 4-0 të “Los Blancos”.
Më këtë sukses, Real Madrid shkon në kuotën e 69 pikëve,7 larg Girona dhe 8 nga Barcelona e vendit të tretë. (A2 Televizion)