Juventusi dhe Atalanta nuk shkuan më shumë se një barazim 2-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në Serinë A.
Bergamaskët e nisën takimin më mirë teksa kaluan në avantazh me Kopmainers në minutën e 35. Kaq mjaftoi për pjesën e parë.
Në të dytën, Zonja e vjetër u zgjua duke përmbysur rezultatin. Fillimisht Cambiaso barazoi shifrat dhe 4 minuta më vonë Milik shpërtheu festën në Torino.
Megjithatë asgjë s’kishte përfunduar me kaq. Protagonist u bë dhe futbollisti shqiptar Berat Gjimshiti që dhuroi një assist për Kupmainers që vendosi sërish barazpeshën në fushë.
Një barazim që zbret Juventusin në vendin e tretë me 58 pikë ndërsa Atalanta qëndron në vendin e pestë e 47 pikë, 4 larg Bolonjës së vendit të katërt. (A2 Televizion)