Uzuni dopietë, por Granada bie në 10 minutat e fundit

Nga A2 CNN
9 Mars 2024, 20:48 | Futboll

Uzuni dopietë, por Granada bie në 10 minutat e fundit

Sulmuesi i Shqipërisë, Myrto Uzuni, realizoi dy gola në ndeshjen e skuadrës së tij, Granada, kundër Real Sociedad, të vlefshme për javën e 28-të të LaLiga.

Uzuni realizoi fillimisht me penallti në minutën e 21 dhe pas barazimit të miqve, riktheu epërsinë në fund të pjesës së parë, duke i dhënë një fije shprese skuadrës së tij për të marrë trepikëshin.

Por në pjesën e dytë, Granada u dorëzua në 10 minutat e fundit përballë Sociedad, duke mbetur në vend të parafundit në renditje dhe “pretendente” serioze për të rënë nga kategoria.

Ky ishte goli i nëntë i shqiptarit në këtë edicion në LaLiga, ndërsa numëron edhe një asist. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos