All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Sparta e Laçit dhe Tucit dorëzohet përballë Liverpool

Nga Erald Kodhelaj
8 Mars 2024, 12:59 | Futboll
All - Paragraf - 1

Sparta e Laçit dhe Tucit dorëzohet përballë Liverpool

Edhe pse do të luajë supersfidën e titullit në Premier Ligë kundër Mançester Sitit, Liverpuli nuk i kurseu energjitë. Skuadra e Jurgen Klop mbylli çdo diskutim përballë Spartës së Pragës, duke fituar 5 me 1 prej ndeshjes së parë të luajtur në Republikën Çeke. Ekipi ku kuqezinjtë Qazim Laçi dhe Indrit Tuci u aktivizuan nga stoli nuk mund të bënte asgjë përballë forcës së “Reds”.

All - Paragraf - 3

Goleada nisi me rrjetën e minutës së pestë nga Mek Alister, teksa Darvin Nunjez dyfishoi me një goditje spektakolare nga jashtë zonës. Sulmuesi portugez realizoi edhe golin e tretë në shtesën e pjesës së parë, duke mbyllur virtualisht ndeshjen.

Gjithsesi, vuajtjet e Spartës së Pragës nuk përfunduan me kaq, sepse pas autogolit të Bredli, Liverpuli shënoi edhe me Diaz e Sobozlai, duke hipotekuar kualifikimin në çerekfinale dhe konfirmuan se anglezët janë favoritë për fitimin e trofeut. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos