Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 50%
  • Mungesa e kohës 33%
  • Mungesë motivimi 0%
  • Lodhja fizike 17%

Roma shkatërron Brighton dhe hipotekon kualifikimin në Europa League

Nga Erald Kodhelaj
8 Mars 2024, 12:55 | Futboll

Roma shkatërron Brighton dhe hipotekon kualifikimin në Europa League

Poker golash dhe spektakël edhe për Romën. Verdhekuqtë shkatërruan Bighton me shifrat 4-0, rezultat që në fillim të sfidës dukej tejet i vështirë që të ndodhte.

Me këtë triumf, skuadra e De Rosit hipotekoi kualifikimin në çerekfinalet e Europa League vetëm pas 90 minutave të para të duelit.

Romën e ndihmoi edhe fati, sepse shtylla evitoi golin e avantazhit të Brighton me Adingra. Ai episod shërbeu që t’i zgjonte italianët, të cilët zhbllokuan ndeshjen me Dybala në të 13-ën, ndërsa Lukaku dyfishoi shifrat përpara pushimit të lojës.

Në pjesën e dytë, skuadra e De Zerbit provoi të reagonte, por u godit edhe dy herë të tjera në harkun e katër minutave, me golat e Mancinit dhe Cristantes, që mbyllën sfidën dhe praktikisht i dhuruan Romës kalimin më tej.

A2 CNN Livestream

Dita jonë