Theren dy tifozë të Brightonit në Romë, policia italiane “pushton” rrugët përpara ndeshjes

Nga A2 CNN
7 Mars 2024, 18:15 | Futboll

Theren dy tifozë të Brightonit në Romë, policia italiane

Dy tifozë të Brighton u dërguan në spital me lëndime të lehta pasi u sulmuan nga tifozët e Romës në Romë të mërkurën përpara ndeshjes së parë të skuadrës së tyre në 1/16 e Ligës së Evropës kundër Romës. Mediat vendase raportojnë se dy tifozët janë therur me thikë dhe grabitur.

“Dy sportdashës u sulmuan teksa dolën nga një lokal mbrëmë dhe u trajtuan për lëndime të lehta. Për fat të mirë, gjendja e tyre shëndetësore nuk është shumë e rëndë. Klubi, ndërlidhësit e policisë angleze dhe konsullata britanike kanë qenë në kontakt me ta për të ofruar ndihmë dhe mbështetje. Ne do të përsërisim këshillat që u dhamë tifozëve para ndeshjes”, - tha një zëdhënës i Brighton.

Tifozët e Liverpool u përballën me dhunë në Romë në prill dhe pati përleshje mes tifozëve të Romës dhe Yllit të Kuq të Beogradit në shkurt 2023. Ndeshja e dytë midis Brighton dhe Roma është planifikuar për më 14 mars në bregun jugor të Anglisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos