Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 0%
  • Mungesa e kohës 0%
  • Mungesë motivimi 0%
  • Lodhja fizike 0%

99 ditë nga starti i Europianit, Italia në krizë për sulmues goli

Nga Erald Kodhelaj
7 Mars 2024, 12:04 | Futboll

99 ditë nga starti i Europianit, Italia në krizë për sulmues

Italia nuk është në ditët më të mira në arenën ndërkombëtare dhe ky është një lajm i mirë për Shqipërinë. Dëmtimi dhe operacioni i Berardit, ka bërë që të kaltrit të humbasin pikën e referimit në sulm dhe lojtarin që ka shënuar më tepër gola.

I vetmi i paprekshëm në repartin ofensiv është Kieza, edhe ai gjithmonë në varësi të gjendjes fizike. Pjesa tjetër nuk kanë bindur plotësisht. Problem mbetet mungesa e një sulmuesi qendre që garanton gola.

Çiro Imobile ka shënuar vetëm 6 rrjeta në 23 ndeshje në kampionat. Në kuotë të njëjtë janë edhe Skamaka, Luka dhe Retegui. Statistikat më të mira te Italia i ka Pinamonti i Sasuolos me 9 gola në Serie A. Spaleti kërkon goleador dhe Shqipëria shpreson që trajneri mos ta gjejë, të paktën deri më 16 qershor, pas debutimit në Euro 2024.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi