Paris Saint Germain është ekipi tjetër që siguroi kualifikimin në Çerekfinale të Champions League. Skuadra e Luis Enrike edhe në ndeshjen e dytë, nuk fali dhe mundi 2-1 Real Sociedad, duke kaluar me tej rezultatin e përgjithshëm 4-1.
Njeriu i ndeshjes ishte padyshim ylli francez, Kylian Mbappe që me dy golat e tij hipotekoi kualifikimin. Nga një gol në secilën pjesë, 25-vjeçari ishte i papërmbajtshëm dhe ia bëri më të thjeshtë lojën Parisit.
Vendasit shënuan me Mikel Merino në minutën e 89-të, por një gol që vlen vetëm për statistika, pasi në fund festa ishte e gjitha francezëve. (A2 Televizion)