Kukësi bëri surprizën e bukur në Kupën e Shqipërisë pasi eliminoi Partizanin në fazën çerekfinale. Kryeqyteteasit edhe pse vinin si favoritë dhe kishin fituar ndeshjen e parë me rezultatin minimal, ishin shumë larg pritshmërive.
Kjo u pa që në fillim të sfidës, kur verilindorët me raste të njëpasnjëshme vunë shpeshherë në rrezik portën e Pano Qirkos.
Pas shumë tentativash, goli i avantazhit erdhi nga Francesko Hasaj në minutën 21 të sfidës. Një gol që i dha zemër ekipit nga Kukësi, pse jo për të besuar dhe te befasia e madhe.
As 120 minuta nuk mjaftuan për të vendosur ekipin gjysëmfinalist. Dy skuadrat iu drejtuan penalltive aty ku verilindorët ishin më të saktë duke fituar 5-3. (A2 Televizion)