Tjetër largim surprizë në Kategorinë Superiore. Skerdi Bejzade nuk është më trajner i Erzenit. Ka qenë vetë faqja e klubit që me anë të një postimi tregoi se dy palët kanë mbyllur me marrëveshje bashkëpunimin e tyre Bejzade e drejtoi skuadrën në 5 ndeshje ku regjistroi dy fitore, dy humbje dhe një barazim.
Mesa duket, drejtuesit nuk e kanë kaluar lehtë humbjen 3-0 ndaj Teutës, në atë që u konsiderua dhe finalja e mbijetesës.
Emri që po qarkullon më së shumti për të zëvendësuar është ai i Mirel Josës, ndonëse ende nuk ka diçka zyrtare. Deri në një njoftim tjetër, ekipin nga Shijaku do e drejtojë Alfred Deliallisi që vetëm pak ditë më parë u emërua si drejtor sportiv i klubit. (A2 Televizion)