Kualifikimi i hapur, Tirana sfidon Teutën në “Elbasan Arena” në Kupën e Shqipërisë

Nga Erald Kodhelaj
5 Mars 2024, 12:59 | Futboll

Kualifikimi i hapur, Tirana sfidon Teutën në “Elbasan

Tirana sfidon në Kupën e Shqipërisë Teutën në stadiumin “Elbasan Arena”. Pas barazimit pa gola në “Niko Dovana”, bardheblutë do të bëjnë çmos për të siguruar një biletë për më tej.

Kryeqytetasit janë në një krizë totale dhe e vetmja gjë që mund ti shpëtojë sadopak është kualifikimi në gjysmëfinale të trofeut.

Nga ana tjetër, edhe durrsakët e Edi Martinit, ndonëse këtë sezon objektiv kanë mbijetesën, nuk e kanë fshehur kurrë ambiciet që janë në Kupë. Me trajnerin Edi Martini, bregdetarët do të tentojnë të bëhen surprizë e bukur e këtij trofeu. Takimi nis në orën 13:30 të mërkurën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos