Lufta për titullin në Premier League vijon. Arsenal shkatërroi 6-0 Sheffield United dhe mban aty presionin për kreun e kampionatit.
Topçinjtë ishin dominues në një ndeshje pa histori. 5 gola që në pjesën e parë vulosën fatin e takimit. Goleada nisi që në minutën e 5 me Martin Odegard.
Vetëm pak minuta më vonë, një autgol i Xhejden ia bëri më të thjeshtë lojën. Por spektakli i tyre nuk u ndal me kaq. Martinelli, Kai Havertz dhe Rice mbyllën 45 minutat me rezultatin 5-0.
Në pjesën e dytë, goditjen finale e dha Ben White që mbylli sfidën me fitoren e pastër 6-0. Pas këtij suksesi, Arsenal është në kuotën e 61 pikëve në vendin e tretë, një më pak se City dhe dy nga Liverpool Kryesues. (A2 Televizion)