Asllani shënoi në Serie A pas 668 ditësh, njëri Interit, tjetri për Interin

Nga Erald Kodhelaj
5 Mars 2024, 14:51 | Futboll

Asllani shënoi në Serie A pas 668 ditësh, njëri Interit,

Kristjan Asllani shënoi golin e parë me fanellën e Interit prej transferimit në verën e vitit 2022.

Kjo ishte rrjeta e dytë në karrierë për mesfushorin në Serie A italiane. Më parë, ai kishte shënuar më 6 maj 2022, kur mbronte ngjyrat e Empolit, pikërisht në “San Siro” kundër zikaltërve.

Ylli i Kombëtares shqiptare rigjeti rrugën e rrjetës në elitën e futbollit italian pas plot 668 ditëve. Një pritje që i’a vlejti, edhe sipas vetë Asllanit, prej emocioneve që jep goli me skuadrën me të cilën ka qenë gjithmonë tifoz dhe përballë publikut të tij.

Asllani shënoi në Serie A pas 668 ditësh, njëri Interit,

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos