Vllaznia beson te përmbysja dhe kalimi në gjysmëfinale të Kupës

Nga Erald Kodhelaj
6 Mars 2024, 10:43 | Futboll

Vllaznia beson te përmbysja dhe kalimi në gjysmëfinale të

Këtë të mërkurë, do të luhen dhe dy ndeshjet e tjera çerekfinale në Kupën e Shqipërisë. Vllaznia duhet të përmbysë rezultatin ndaj Erzenit në “Loro Boriçi”.

Shijakasit befasuan kuqeblutë në ndeshjen e parë pasi i mundën me shifrat 2-1, por asgjë nuk ka mbaruar këtu.

Kështu është shprehur dhe trajneri Qatip Osmani në konferencën e zakonshme për shtyp. Duke vlerësuar maksimalisht kundërshtarin kryepankina e shkodranëve theksoi se ekipi do të futet në fushë vetëm për fitore.

Pas largimit të teknikut Skerdi Bejzade, shijakasit do të luajnë pa trajner, por shpresojnë të kthehen në një ''mur'' për sulmin shkodran. Takimi nis, këtë të mërkurë, në orën 17:00. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos