Manchester City dhe Real Madrid arrijnë çerekfinalet e Ligës së Kampionëve

Nga A2 CNN
6 Mars 2024, 23:21 | Futboll

Manchester City dhe Real Madrid arrijnë çerekfinalet e Ligës

Pas Bayern Munich dhe PSG-së, Real Madrid dhe Manchester City ia dalin të kalojnë me sukses në turin e 1/8 të Ligës së Kampionëve. Los Blancos me një performancë zhgënjyese mes fishkëllimave të tifozëve të tyre në Bernabeu, nuk shkuan më shumë sesa barazimi 1-1 me Leipzig.

Gjermanët luajtën dukshëm më mirë sesa djemtë e Ançelotit, e madje mund të kishin çuar ndeshjen në shtesë, nëse goditja e Dani Olmos në minutën e 92-të nuk do të kishte përfunduar në traversë.

Ancelotti merr frymë i lehtësuar dhe i bashkohet Manchester Cityt, duke iu falur golit të Vinicius Junior.

Sakaq, djemtë e Guardiolës përsëritën fitoren 3-1 ndaj Kopenhagen.

“Qytetarët” shtynë që në fillim drejt portës daneze me zotërimin e tyre të zakonshëm të topit dhe kaluan në avantazh me Akanji. Goli i dytë i sfidës u shënua nga Julian Alvarez.

Kopenhagen shkurtoi rezultatin në minutën e 29-të, ku Elyounoussi shënoi në portën e Ederson.

Shpresat e tyre nuk zgjatën shumë, pasi City e mbylli pjesën e parë me golin e tretë të shënuar nga Haaland në minutën e 48-të dhe marshon kështu drejt mbrojtjes së kurorës në Ligën e Kampionëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos