Një gol spektakolar, por që nuk i shërbeu shumë ekipit të tij. Anis Mehmeti realizoi rrjetën e dytë sezonale për Bristol City, në humbjen 3-2 që pësuan në fushën e Ipswich.
Sulmuesi shqiptar zhbllokoi sfidën në minutën e 54-rt. Ai e nisi aksionin nga krahu i majtë, kaloi kundërshtarët që i dilnin përpara dhe me një goditje spektakolare e dërgoi topin në rrjetë.
Një gol që konfirmoi klasin dhe cilësinë e futbollistit, të cilin trajneri Sylvinho e afroi edhe në Kombëtare. Sinjal për drejtuesin e stolit kuqezi se edhe Mehmeti kandidohet për një vend në kontingjentin e Kombëtares, që do të luajë në finalet e Euro 2024 në Gjermani.
ANIS MEHMETI ????????(2001) BREAKS THE DEADLOCK WITH A LOVELY GOAL!!!
— Football Report (@FootballReprt) March 5, 2024
????️ @FootColic pic.twitter.com/9PnXE4ek3B
(A2 Televizion)