Publikohen fanellat e reja të Italisë për Euro 2024

Nga Erald Kodhelaj
7 Mars 2024, 12:01 | Futboll

Publikohen imazhet e para të fanellave me të cilat Italia do të luajë kundër Shqipërisë në Euro 2024, në ndeshjen e 15 qershorit në Dortmund.

Faqja e specializuar “Footy Headlines” zbuloi fotografitë e uniformave të reja të prodhuara nga kompania Adidas.

Fanella e parë është klasikja me ngjyrën e kaltër. Ajo thyhet nga disa detaje në mëngë, që simbolizojnë flamurin italian, ndërsa i pranishëm është edhe një shirit i bardhë, i frymëzuar nga fanellat e titullit botëror në vitin 2006, pikërisht në Gjermani. Uniforma e dytë është e bardhë, ku detajet me ngjyrat jeshile dhe të kuqe nga dy krahët formojnë flamurin e Italisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos