Sot do të zbresin në fushë dhe gjigantë të tjerë të futbollit botëror që luajnë ndeshjet e para të fazës së 1/8. Milani i Piolit, pasi e sheh veten të dorëzuar në kampionat, do të bëjë çmos për të dhënë maksimumin në Europa League.
Kuqezinjtë përballen me Slavian e Pragës në “San Siro”. Për herë të parë, këto dy skuadra do të sfidojnë njëra-tjetrën në arënë europiane. Edhe pse në letër janë favoritë për të kaluar më tej, tekniku Stefano Pioli do të luajë sot me formacionin më të mirë.
Në anën tjetër, Liverpool do të përballet me rivalët e tjerë çek, Sparta e Pragës. The Reds mbeten një nga favoritët kryesorë për të fituar këtë kompeticion edhe pse mungesat e shumta në skuadër mund të ndikojnë jo pak në fushën e lojës. Ndeshje e bukur është dhe ajo mes Romës dhe Brighton.
Dy skuadra me ambicie dhe objektiva maksimal do të matin forcat në Olimpico, për të siguruar pse jo që këtë ndeshje kualifikimin më tej. (A2 Televizion)