Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 0%
  • Mungesa e kohës 100%
  • Mungesë motivimi 0%
  • Lodhja fizike 0%

Kategoria superiore, Tirana sfidon Egnatian, dy ekipet luajnë vetëm për fitore

Nga A2 CNN
9 Mars 2024, 12:29 | Futboll

Kategoria superiore, Tirana sfidon Egnatian, dy ekipet luajnë vetëm

Supersfida e kësaj jave në Kategorinë Superiore është ajo mes Egnatias dhe Tiranës. Të dielën dy sulmet më të mira të Superligës Shqiptare do të zbresin në fushë me objektivin e vetëm fitoren. Rrogozhinasit kërkojnë hakmarrje pas asaj humbje 5-0 ndaj bardhebluve ne ndeshjen e fundit.

Ndërkohë Tirana nga ana tjetër, pas kualifikimit në gjysmëfinale të Kupës, synon rikthimin sa më shpejt tek fitorja në kampionat, nëse kërkon një vend mes katër ekipeve më të mira. Takimi nis në orën 17:00.

Nga ana tjetër Partizani ka një detyrë më të thjeshtë ndaj Erzenit në stadiumin e Rrogozhinës. Dueli është të dielën prej orës 14:00.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi