Leverkusen mbetet i pamposhtur, 2-2 me Qarabag e Xhixhës

Nga Erald Kodhelaj
8 Mars 2024, 13:03 | Futboll

Leverkusen mbetet i pamposhtur, 2-2 me Qarabag e Xhixhës

Bajer Leverkusen u tremb se mund të pësonte humbjen e parë sezonale përballë kundërshtarit më të papritur, megjithatë në fund arriti të dalë i pathyer.

Gjermanët barazuan 2-2 në Azerbajxhan përballë Karabakut të Redon Xhixhës, që u aktivizua nga stoli në këtë sfidë. Vendasit e panë veten në avantazhin e dy golave prej pjesës së parë, me Benzia dhe Zhuninjo.

Bllek-auti i skuadrës së Shabi Alonsos zgjati vetëm 45 minuta, sepse në pjesën e dytë Leverkusen u zgjua. Virtz shkurtoi diferencën në të 70-ën, ndërsa Shik në shtesë barazoi rezultatin. Ndeshja përfundoi në barazim 2-2 me ekipin e aspirinave që duhet ta mbyllë praktikën e kualifikimit në Gjermani.

E rëndësishme për Leverkusenin ishte që mbeti i pamposhtur në këtë sezon, pas 34 ndeshjeve të luajtura në të gjitha aktivitetet. Në total janë 285 ditë pa humbje, për një ecuri të jashtëzakonshme në Bundesligë dhe në arenën ndërkombëtare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos