​Bayern “shtrydh” Mainz, Harry Kane thyen dy rekorde

Nga A2 CNN
9 Mars 2024, 19:57 | Futboll

​Bayern “shtrydh” Mainz, Harry Kane thyen dy rekorde

Sulmuesi i Bayernit, Harry Kane e dëshmoi sërish veten, këtë herë kundër Mainz-it në “Allianz Arena”.

Në fitoren e madhe 8:1, anglezi shënoi tripletë dhe deri tani këtë sezon, ka realizuar 36 gola si dhe ka dhënë 10 assits në 34 paraqitje në të gjitha garat.

Ai është lojtari i parë që shënon katër tripleta në ndeshje të ndryshme në sezonin e tij debutues në Bundesligë për Bayernin.

Kane është gjithashtu lojtari i parë që shënon më shumë se dy gola në tetë ndeshje të ndryshme në sezonin e tij debutues në Bundesligë për Bayern. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos