Partizani nuk fali ndaj Erzenit dhe regjistroi fitoren e dyte radhazi në kampionat. Të kuqtë fituan me rezultatin e pastër 4-0 një ndeshje pa histori dhe dominimin total nga fillimi deri në fund.
Rezultati u zhbllokua me një penallti të ekzekutuar saktë nga Tedi Cara. Po në pjesën e parë, Mba la dhe firmën e tij dhe dërgoi ekipin në dhomat e zhveshjes me avantazhin e dyfishtë.
Edhe fraksioni I dytë kishte po të njëjtin histori. David Atanaskoski dhe pas tij Bintsuka mbyllën goleadën e kuqe.
Me këtë fitore, qe mungonte prej 4 muajsh, kryeqytetasit shkojnë në kuotën e 46 pikëve dhe mbeten në zonën e Final 4 ndërsa Erzeni rrezikon dhe me tepër qëndrimin në elitë sezonin tjetër. (A2 Televizion)