Mirupafshim Spanjë, po shkoj të luaj te Maroku. Me pak fjalë kjo është përmbledhja e zgjedhjes së Brahim Diaz. Pas pritjes së gjatë dhe lënies në harresë, ylli i Realit të Madridit vendosi ti mbyllë dyert “Furisë së Kuqe”.
Mesfushori 24-vjeçar nuk është marrë parasysh si alternativë te përfaqësuesja spanjolle, pavarësisht sezonit të mirë me “Los Blankos”. Kjo bëri që pasi ta mendonte lëvizjen për disa javë, Brahim Diaz të zgjidhte të luante për Marokun.
Nëse trajneri De La Fuente nuk e vlerëson rolin e futbollistit, te përfaqësuesja afrikane ai do të jetë në qendër të projektit për Kupën e Afrikës 2025, Botërorin 2026 dhe Kupën e Botës 2030. Në eventin e fundit, Maroku do të jetë bashkë-organizator me Spanjën dhe Portugalinë. (A2 Televizion)