Momenti negativ, Ronaldo eliminohet nga Champions në Azi

Nga Erald Kodhelaj
12 Mars 2024, 17:04 | Futboll

Momenti negativ, Ronaldo eliminohet nga Champions në Azi

Moment aspak i mirë për Cristiano Ronaldon. Pas polemikave për gjestet imorale drejtuar tifozëve kundërshtarë gjatë festës së golit, tashmë ylli portugez detyrohet ti japë lamtumirën edhe Champions-it në Azi.

Skuadra e tij, Al Nassr u eliminua pas penalltive nga Al-Ain. Koha e rregullt dhe shtesat e ndeshjes përfunduan në barazim 4-4, me penalltitë që ishin fatale për ekipin e Ronaldos.

Kjo pasi Brozoviç, Tejes dhe Otavio gabuan nga 11-metrat, ndërsa CR7 shënoi. Megjithatë, portugezi gaboi gjatë ndeshjes një rast me portën bosh, me imazhet që bënë xhiron e uebit.

Në fund të ndeshjes nuk mungoi as tensioni, me përplasje të ashpra fizike ndërmjet lojtarëve dhe stafeve teknike të dy ekipeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos