Lajme të reja vijnë nga Casa Milan, ku Guardia di Finanza po kryen kontrolle në selinë e klubit kuqezi e vendosur në rrugën “Aldo Rossi”.
Sipas asaj që raportojnë mediat Giorgio Furlani dhe paraardhësi i tij, Ivan Gazidis, po hetohen nga Prokuroria e Milanos për krimin e dyshuar të pengimit të veprimtarisë së Federatës Italiane të Futbollit për mbikëqyrjen e kompanive që zotërojnë ekipe futbolli.
Hipoteza se Milani në të vërtetë nuk i përket fondit amerikan RedBird të financierit Gerry Cardinale, por që në realitet ka mbetur gjithmonë nën kontrollin dhe nën ndikimin e fondit amerikan Elliott iu sugjerua Njësisë së Policisë të Guardia di Finanza nga tre burime dokumentare, prej rrethanave të papublikuara.
Në muajt në vijim pritet të sqarohet gjithçka, me Milanin që shpreson t’ia hedhë paq, në të kundërt goditja për ta në këtë periudhë do të ishte më të vërtetë e rëndë. (A2 Televizion)