Tashmë është zyrtare! Maurizio Sarri nuk është më trajneri i Lazio-s. Tekniku italian ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës së Serisë A, menjëherë pas disfatës me Udinese-n. Kjo ishte humbja e katërt radhazi që bardhekaltrit kanë marrë në të gjitha kompeticionet, duke sjellë kështu vendimin e teknikut italian.
Që pas eliminimit nga Champions League dhe ecuria e dobët në kampionat, në Itali po diskutohej shumë e ardhmja e Sarrit në kryeqytet, megjithatë tekniku 65-vjeçar ka bërë zgjedhjen e tij. Klubi bardhekaltër ka nisur menjëherë punën për zëvendësuesin e tij ku emrat më të përmendur janë Tommaso Rocchi, Miroslav Klose dhe Angelo Gregucci. (A2 Televizion)