Përveç eliminimit nga Champions League, disfata me Barcelonën i kushtoi Napolit edhe përjashtimin nga Botërori i Klubeve 2025. Vendi në eventin e Shteteve të Bashkuara i shkoi zyrtarisht Juventusit. Bardhezinjtë kanë 47 pikë në renditje, ndërsa të kaltërit mbetën me 42 pikë.
Zyrtarizimi erdhi nga FIFA dhe nga presidenti Gianni Infantino, të cilët uruan “Zonjën e Vjetër” si një prej dhjetë ekipeve europiane që garantuan pjesëmarrjen në Botërorin e Klubeve. Nga Serie A italiane, deri më tani si pjesëmarrës ishte konfirmuar vetëm Interi.
Kupa e Botës për Klube do të luhet për herë të parë me 32 skuadra pjesëmarrëse. Ky event do të zhvillohet një herë në çdo katër vjet. Aty do të garojnë klube nga të gjashtë konfederatat botërore të Futbollit. (A2 Televizion)