Gabimet që çuan në eliminimin e Interit nga Champions League

Nga A2 CNN
14 Mars 2024, 12:42 | Futboll

Gabimet që çuan në eliminimin e Interit nga Champions League

E quajnë lotaria e penalltive, megjithatë Interi gaboi aq shumë, sa dukej se e kërkoi vetë eliminimin. Gabimi nga pika e bardhë, nuk ishte vetëm për faj të lojtarëve, pas 120 minutave lojë intensive, në një fushë të vështirë si Metropolitano dhe përballë një ekipi shumë fizik dhe agresiv si Atletico Madrid.

Gabimet filluan që prej zgjedhjeve të trajnerit Inzaghi, i cili me zëvendësimet e tij e ktheu ekipin në mbrojtje pas 60 minutave lojë. Më tej, gafat vijuan me përzgjedhjen e lojtarëve që ekzekutuan penalltitë. Gabimet e Aleksis Sanchez dhe Classen që erdhën nga stoli, por edhe goditja shumë e dobët e Lautaro Martinez.

Kapiteni i Interit nuk njihet si magjistar nga pika e bardhë, pasi ka gabuar 8 nga 21 penallti me zikaltërit. Statistikat po aq të dobëta ka Sanchez, ndërsa Classen ka luajtur vetëm 311 në këtë sezon dhe si lojtar rezervë që është, besimi te penalltitë ishte i tepruar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos