Champions League: Të premten shorti, asnjë italiane në çerekfinale

Nga A2 CNN
14 Mars 2024, 12:53 | Futboll

Champions League: Të premten shorti, asnjë italiane në

Atletico Madrid dhe Borussia Dortmund plotësuan kuadrin e skuadrave çerekfinaliste të këtij edicioni në Champions League, bashkë me Manchester City, Arsenal, Barcelona, Real Madrid, Bayen Munchen dhe Paris SG.

Tetë ekipet e kualifikuara do të zbulojnë kundërshtarët këtë të premte, në shortin që do të hidhet në Nion prej orës 12:00. Ndeshjet e para çerekfinale do të luhen më 9 dhe 10 prill, ndërsa takimet e kthimit më 16 dhe 17 prill. Në short do të përcaktohet edhe skema e sfidave gjysmëfinale, me ndeshjet e para që do të luhen më 30 prill dhe 1 maj, teksa ndeshjet e kthimit më 7 dhe 8 maj.

Ndryshe nga sezoni i kaluar, ku në këtë fazë të kompeticionit ishin plot 3 skuadra italiane, këtë vit ato mungojnë. Nga ëndrrat për rikthimin e madh të futbollit italian në arenën ndërkombëtare të para njëviti, te trishtimi. Champions i dha një tjetër goditje Serie A.

Nëse gjatë edicionit të kaluar në fazën çerekfinale luanin tre skuadra: Milani, Interi dhe Napoli, në këtë edicion Italia nuk përfaqësohet mes tetë më të mirave të kontinentit. Zero ekipe në çerekfinalet e aktivitetit më të rëndësishëm për klube, ashtu siç nuk ndodhte prej vitit 2010. Ajo që kualifikoi tre skuadra këtë herë ishte Spanja, që u kthye në nivelet e viteve të arta, pas dominimit të anglezeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos