Edhe pse prej disa ditësh futbollistët janë paraqitur nën urdhrat e stafit teknik dhe trajnerit Szylvinho, kjo e hënë shënoi startin zyrtar të përgatitjeve për miqësoret me Kilin dhe Suedinë.
Pas angazhimeve të fundjavës me klubet e tyre, kontingjenti i futbollistëve ka nisur të plotësohet. Rey Manaj ishte ndër të parët që është stërvitur me grupin e vogël, duke treguar padurim për të shfaqur vlerat e tij në këtë grumbullim të parë nga tekniku Sylvinho.
Stërvitjet do të vijojnë me nga një seancë në fushë, deri në miqësoren e 22 marsit në Parma kundër Kilit. Tri ditë më pas, Shqipëria do të luajë në Stokholm përballë Suedisë vendase. (A2 Televizion)