Manchester United eliminon Liverpool dhe kualifikohet në gjysmëfinalen e FA Cup. Në një ndeshje të çmendur me 7 gola, “Djajtë e Kuq” arritën të fitonin dhe të merrnin një biletë për më tej.
Sfida u zhbllokua nga Mek Tominaj që në minutën e '10, ndërsa kundërpërgjigjja erdhi po në pjesën e parë me Mek Alister.
Në fund të 45 minutave ishte Muhamed Salah që përmbysi shifrat në 1-2 në favor të Liverpool. Edhe pjesa e dytë ishte shumë e luftuar. Goli i barazimit erdhi nga Antoni në të 87 që çoi ndeshjen në shtesë.
Aty të dyja skuadrat bënë çmos për të shënuar. Liverpool rimori avantazhin me Eliot, por “djajtë e kuq” nuk u dorëzuan dhe falë Rashford dhe Djalo mbyllën takimin me rezultatin final 4-3.
Ekipi i Ten Hag merr një biletë për në gjysmëfinalen e Fa Cup, ndërsa Liverpool i jep përfundimisht lamtumirën këtij trofeu. (A2 Televizion)