Milan fiton në Verona dhe ''blindon'' vendin e dytë

Nga Erald Kodhelaj
18 Mars 2024, 12:17 | Futboll

Milan fiton në Verona dhe ''blindon'' vendin e

Milani regjistroi fitoren e tretë radhazi në Serie A, teksa mundi 3-1 Veronën në transfertë. Kuqezinjtë e Piolit dominuan takimin dhe nuk e vunë për asnjë moment në dyshim fitoren.

Pavarësisht rasteve, rezultati u zhbllokua në fundin e pjesës së parë nga Theo Hernandez që me klasin e tij kaloi bukur në zonë dhe dërgoi topin në rrjetë.

Fraksioni i dytë ishte dhe më i luftuar nga skuadrat. Pulisic shënoi pas 5 minutash, ndërsa Nsolin ngushtoi diferencat në të '64.

Fitorja e Milanit u vulos nga Çokueze që më golin e tij hipotekoi 3 pikët e radhës për kuqezinjtë. Pas këtij suksesi, ekipi i Piolit mbetet në vendin e dytë në kuotën e 62 pikëve, 14 më pak se Interi kryesues dhe 3 më shumë se Juventusi i vendit të dytë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos