Episodet e racizmit në futboll nuk kanë munguar edhe në Spanjë. Në ndeshjen e fundit që Real Madrid fitoi 4-2 ndaj Osasunas, tifozët e kësaj të fundit nisën të bënin kore raciste për yllin madrilen Vinicius Jr.
Edhe pse braziliani i tërhoqi disa herë vëmendjen arbitrit të ndeshjes Juan Martínez Munuera, diçka e tillë as nuk u mor në konsideratë nga 41-vjeçari.
Për këtë arsye, klubi i Real Madrid ka akuzuar gjyqtarin për indiferentizëm. Çështja i ka kaluar komitetit Disiplinor të Federatës Spanjolle ndërsa vetë arbitri ende nuk ka dhënë një deklaratë.
Sipas skuadrës madrilene, fyerjet raciste ndaj yllit brazilian ishin të pranishme për 90 minuta lojë. (A2 Televizion)