Dhuna e tifozëve, Fenerbahçe mendon tërheqjen nga Superliga Turke

Nga A2 CNN
19 Mars 2024, 13:20 | Futboll

Dhuna e tifozëve, Fenerbahçe mendon tërheqjen nga Superliga

Pas ngjarjes së shëmtuar dhe skandaloze në Superligën turke, ku tifozët e Trabzonit goditën lojtarët e Fenerbahçes, reagim të menjëhershëm pati nga e gjithë bota e futbollit.

Vetë klubi i Fenerbahçes po mendon dhe tërheqjen nga elita e futbollit turk nëse këto sjellje aspak sportive nuk dënohen nga institucionet përkatëse.

Përmes një komunikate zyrtare, klubi bëri të ditur se do të mbahet një Asamble të Jashtëzakonshme në fillimin e muajit prill, ku do të diskutohen “veprimet që duhen ndërmarrë, përfshirë tërheqjen të skuadrës së futbollit nga Superliga, si rrjedhojë e ngjarjeve të turpshme që kanë ndodhur së fundmi në futbollin turk”, shkruhet mes të tjerash në këtë deklaratë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos