Drejtori i Klubit të Pogradeci, Nesti Binishi, ka pasur paraditen e sotme një takim me futbollistët liqenorë, të cilëve pasi iu ka uruar suksese për ndeshjet në vijim, ju ka bërë me dije se nuk do të jetë më drejtor i kësaj skuadre.
I pyetur për këtë largim të papritur, Binishi tha se akoma nuk është takuar me presidentin e skuadrës duke lënë për të kuptuar se një gjë të tillë do ja bëjë me dije edhe të parit të futbollit pogradecar.
Nesti Binishi prej 3 vitesh është drejtor ekzekutiv i klubit pogradecar, madje së bashku me trajnerin Samuel Nikaj ka një rol të rëndësishëm në rikthimin e skuadrës në kategori të parë.
Këtë fillim sezoni, skuadra nuk ka arritur rezultatet e pritshme nisur dhe nga kjo, Binishi ju ka bërë me dije lojtarëve për shkëputjen e bashkëpunimit zyrtar me ta, por do të jetë presidenti Armand Lilo ai që do të vendosë për fatin e Binishit në drejtimin e klubit të futbollit. Për momentin kemi vetëm një deklaratë të drejtorit para skuadrës, por mungon lajmi zyrtar i dorëheqjes. (A2 Televizion)