Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 6%
  • Kujdesi familjar 83%
  • Ndikimi i shoqërisë 11%

Dueli i titullit, Serie A, me sytë nga supersfida Inter-Juventus

Nga A2 CNN
31 Janar 2024, 16:45 | Futboll

Dueli i titullit, Serie A, me sytë nga supersfida Inter-Juventus

Më në fund, dita po afron. Dy pretendentët kryesore për titullin në Itali, ekipet që mbajnë dy vendet e para në renditje, do të luajnë sfidën e vitit.

Interi dhe Juventusi do të vendosen përballë në duelin direkt për titullin. Ndeshja e nëntorit të kaluar, u mbyll në barazim 1 me 1. Ajo përballje dukej sikur i shërbente Inzagit dhe Alegrit për t’u përgatitur sa më mirë për këtë sfidë që do të luhet në San Siro.

Derbi i Italisë mund të jetë vendimtar në maratonën që do të vazhdojë deri në fund të sezonit. Të dielën, më 4 shkurt, Interi dhe Juventusi premtojnë një ndeshje të luftuar dhe spektakolare.

Diferenca në renditje është vetëm një pikë. Ky 90 minutësh do të vlejë thuajse sa i gjithë sezoni.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu