Nga objektivi Final 4, Dinamo mendon dhe për të ardhmen. Kur kanë mbetur vetëm pak ora nga përfundimi i merkatos së dimrit, kryeqytetasit kanë prezantuar përforcimin e fundit në skuadër.
Leo Ballhysa ka pozuar me fanellën e Dinamos duke u bërë zyrtarisht pjesë e dinamovitëve. 19-vjecari ishte pjesë e Tiranës dhe spikati me të rinjtë bardheblu, por mungesa e hapësirave bëri që talenti të largohej nga ekipi i Julian Ahmataj.
Ballhysa e ka nisur karrierën me të rinjtë e Shkumbinit, për të kaluar më pas tek akademia e Elbasanit dhe më pas tek Tirana.
Menjëherë lojtari është vënë nën urdhrat e trajnerit Mehmetidhe me shumë gjasa do të jetë gati që në ndeshjen e kësaj fundjave ndaj Erzenit. (A2 Televizion)