Përfaqësuesja e Kosovës do të luajë një ndeshje miqësorë ndaj Hungarisë në muajin mars. Lajmin e ka bërë të ditur vetë faqja zyrtare e Federatës Hungareze, e cila me anë të një njoftimi tregoi se palët kanë rënë dakord për organizimin e një miqësorë në 26 mars.
Dardanët ende nuk kanë emëruar trajnerin e ri në skuadër, por me shumë gjasa kjo ndeshje do të jetë dhe prova e parë për teknikun e ri.
Nga ana tjetër, për hungarezët pritet të jetë testi i fundit në prag të Europianit 2024, pasi janë mes 24 ekipeve të kualifikuara në Gjermani. (A2 Televizion)