Uzuni gabon nga penalltia, Granada mundet nga Getafe

Nga Dea Kozma
30 Janar 2024, 17:23 | Futboll

Uzuni gabon nga penalltia, Granada mundet nga Getafe

Granada u mposht 2-0 nga Getafe dhe vijon serinë e rezultateve negative. Ekipi i Himenez zhvilloi një pjesë të parë pozitive, duke realizuar dy herë.

Fillimisht Greenwood në minutën e 21 dhe pas tij Mayoral ndezën stadiumin me golat e tyre. Titullar në këtë takim ishte dhe sulmuesi i kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni, i cili nuk ishte në ditën e tij më mirë.

Miqtë mund të shkurtonin diferencat nëse Uzuni shënonte nga penalltia, por shqiptari u ndal nga shtylla dhe rezultati nuk ndryshoi deri në fund.

Një disfatë që dhëmb dhe më shumë për Getafen që në 5 ndeshjen e fundit ka humbur 4 dhe pozicionohet e parafundit në renditjen e La Ligës. Ndërsa Getafe është në mesin e tabelës, në vendin e 10-të. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos