Milani është në kërkim të një mbrojtësi në orët e fundit të merkatos së dimrit. I preferuari i kuqezinjve ishte Demiral, por skuadra e Al Ali në Arabinë Saudite vështirë se mund të lë të lirë lojtarin.
Për këtë arsye, drejtuesit e klubit po mendojnë për Marash Kumbullën. Me ardhjen e De Rosit te Roma, 23-vjeçari sërish nuk është në planet e Romës madje kryeqytetasit dhe për këtë ky transferim mund të bëhet më i thjeshtë.
Milanistët janë gati të ulen në bisedime me Kumbullën dhe drejtuesit e klubit dhe brenda orëve të fundit të merkatos, të zyrtarizojnë marrëveshjen. (A2 Televizion)