Nedim Bajrami mungoi në duelin që Sassulo u mund nga Monza dhe shkak është bërë një virozë gripale dhe temperatura e lartë që lojtari kishte në prag të ndeshjes.
Futbollisti nuk ishte as në tribunë për të ndjekur sfidën çfarë bëri që menjëherë mediat lokale të shkruanin për të.
Megjithatë ka qenë vetë klubi që sqaroi gjendjen e Bajramit i cili është përmirësuar dhe nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.
Me shumë gjasa, ai do të jetë gati për sfidën e kësaj fundjave ndaj Bolonjës. Shqiptari është aktivizuar në 19 ndeshje duke realizua dhe një gol. (A2 Televizion)