Herald Marku flet nga Rumania: Egnatia e fortë, por edhe Vllaznia është rritur shumë

Nga A2 CNN
29 Janar 2024, 16:48 | Futboll

Herald Marku flet nga Rumania: Egnatia e fortë, por edhe Vllaznia

Ish-mesfushori i Vllaznisë dhe Partizanit në Superiore, shkodrani Herald Marku, i cili këtë sezon është transferuar në Rumani tek UTA Arad foli në “A2 Sport” për përvojën e tij të re, por edhe për ecurinë e Vllaznisë në Superiore.

Ai u shpreh se e kishte ndjekur ndeshjen e fundjavës mes Vllaznisë dhe Partizanit, e cila u mbyll në barazim 1-1 dhe për të ky ishte rezultati më i drejtë për atë që dhanë dy ekipet në fushën e lojës. “Ishte një lojë e bukur, por mendoj se barazimi ishte rezultati më i drejtë i ndeshjes. Unë anoja nga kuqeblutë sigurisht”, tha ai.

Marku u pyet se kë sheh si favorite këtë sezon, i cili për herë të parë vjen me skemën e re të “Final 4”. Mesfushori veçoi Egnatian, por theksoi se më këtë skemë surprizat janë të mëdha. “Egnatia është shumë mirë, por skema me “Final 4” mund të dhurojë çdo gjë. Megjithatë, unë uroj që kampionatin ta marrë Vllaznia”.

Më tej, Marku foli edhe për karrierën e tij në Rumani, duke thënë se gjithçka nisi mirë, por tashmë gjërat kanë ndryshuar dhe ai theksoi se edhe mund të largohet dhe nuk e mohoi edhe një rikthim në futbollin shqiptar.

“Kam pasur oferta. Mund të bëj një lëvizje. Isha mirë në fillim, por tashmë disa gjëra kanë ndryshuar dhe nuk i dihet, mund të ketë edhe një lëvizje timen. Nuk e përjashtoj as një rikthim në Superiore, por momentalisht po shoh për një eksperiencë tjetër jashtë vendit”, tha Marku. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos