Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 11%
  • Kujdesi familjar 84%
  • Ndikimi i shoqërisë 5%

Momente tmerri, futbollistit i vrasin tezen dhe i plagosin nënën e xhaxhanë

Nga A2 CNN
29 Janar 2024, 09:37 | Futboll

Momente tmerri, futbollistit i vrasin tezen dhe i plagosin nënën e

Futbollisti i AEK-ut të Athinës, Rodolfo Pizarro, ka përjetuar momente tmerri teksa familja e tij është sulmuar në Meksikë.

Të afërmit e mesfushorit meksikan janë sulmuar brenda shtëpisë së tyre, në qytetin Madero, të shtetit Tamulipas.

Siç raporton faqja meksikane Heraldo, “sulmi është kryer nga persona të panjohur”, të cilët kanë lënë të vdekur një nga tezet e futbollistit.

Sakaq, nëna e lojtarit u ka mbijetuar plagëve, pasi është qëlluar dy herë me armë zjarri. Po ashtu, një nga xhaxhallarët e Pizarros ka mbetur i plagosur, pasi është dhunuar barbarisht.

Përfaqësuesi për shtyp i policisë së shtetit Tamaulipas konfirmoi sulmin në shtëpinë e tezes së futbollistit të AEK-ut, duke shtuar se nënën dhe xhaxhain i kanë gjetur të lidhur me pranga.

Siç shton media meksikane, viktimat u zbuluan nga punonjësja e shtëpisë, e cila lajmëroi të afërmit e tyre. Menjëherë u njoftua policia e cila mbërriti në vendngjarje dhe zbuloi një grua të mbështjellë me batanije, e cila rezultoi se ishte tezja e Pizarros që kishte vdekur.

Deri më tani, nuk dihet motivi i sulmit, por është bërë e ditur se një prej të përfshirëve është i njohur për familjen.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi