Edhe pse me mungesa të rëndësishme në formacion, Interi ka marrë pikët e plota nga transferta e vështirë e Firences, duke i rimarrë vendin e parë Juventusit.
Zikaltrit e Inzaghi-t arritën të fitojnë me një gol të realizuar me kokë nga i përhershmi Lautaro Martinez, i cili realizoi pas ekzskutimit të goditjes nga këndi nga Kristjan Asllani. Mesfushori kuqezi e nisi këtë takim si titullar dhe ishte një nga më të mirët në fushë.
Ndërkohë, Fiorentina tentoi të reagonte dhe mundësinë më të mirë e pati argjentinasi Gonzalez në pjesën e dytë, por gaboi nga pika e penalltisë.
Me këtë fitore, Interi shkon në kuotën e 54 pikëve, një më shumë se Juventusi i vendit të parë, i cili ka edhe një ndeshje më shumë se zikaltrit. (A2 Televizion)