Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 6%
  • Kujdesi familjar 83%
  • Ndikimi i shoqërisë 11%

Humbja ndaj Villareal, Xavi vendos për të ardhmen

Nga A2 CNN
28 Janar 2024, 08:52 | Futboll

Humbja ndaj Villareal, Xavi vendos për të ardhmen

Trajneri i Barcelonës Xavi Hernandez reagoi menjëherë për të ardhmen e tij në stolin e blaugranave, pas humbjes së turpshme që pësoi ekipi në shtëpi ndaj Villareal, ku u mund me rezultatin e thellë 3-5.

Xavi doli përpara mediave dhe u shpreh se do të largohet nga Barcelona në fund të sezonit, për të kërkuar një aventurë të re, por pa e specifikuar.

Humbja ndaj Villareal, ishte e 3 për Barcelonën në 5 ndeshjet e fundit.

Aktualisht katalanasit renditen në vendin e tretë me 10 pikë më pak nga Reali kryesues dhe 8 pikë nga Girona e vendit të dytë.

Tronditja e stolit të Xavit nisi në fillim të janarit pas humbjes së finales së Superkupës së Spanjës përballë Realit dhe më pas eliminimi nga Kupa e Mbretit.

Barcelona është ende në garë për të shpëtuar sezonin e saj teksa shpresat janë në Champions League, ku shorti i ka vënë përballë Napolit.

 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu