Juventus ndalet nga Ismajli, Inter mund të kthehet në kryesim

Nga A2 CNN
27 Janar 2024, 20:17 | Futboll

Juventus ndalet nga Ismajli, Inter mund të kthehet në kryesim

Empoli ndal Juventusin në “Allianz Stadium” dhe i jep një “asist” Interit në garën për titullin kampion.

Miqtë, të ndihmuar nga ndëshkimi i sulmuesit bardhezi Milik me karton të kuq që në fillim të ndeshjes, arriti të merrte një pikë në transfertë, duke ulur vrullin e bardhezinjve kryesues.

Edhe pse me një lojtar më pak, Juventus gjeti golin me Vlahovic (50’), por toskanët u kundërpërgjigjën me Baldanzin 20 minuta më vonë, për të barazuar rezultatin.

Mbrojtësi i kombëtares sonë, Ardian Ismajli, luajti titullar në këtë ndeshje për Empolin, duke qenë ndër më të vlerësuarit, ndërsa Berisha dhe Shpendi, dy shqiptarët e tjerë të Empolit, nuk u aktivizuan.

Me këtë barazim, Juventus renditet në vendin e parë, me 53 pikë, dy më shumë sesa Interi, por me zikaltërit që kanë dy ndeshje më pak sesa bardhezinjtë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos