Sondazh: Sa prezent është aktiviteti fizik në përditshmërinë tuaj?
  • Çdo ditë 45%
  • Tre herë në javë 18%
  • Vetëm në fundjavë 9%
  • Asnjëherë 27%

Vllaznia sfidon Partizanin në “Loro Boriçi”

Nga Dea Kozma
26 Janar 2024, 17:12 | Futboll

Vllaznia sfidon Partizanin në “Loro Boriçi”

Superliga shqiptare premton spektakël këtë fundjavë. Java e 21 garanton emocione ku vëmendja është në “Loro Boriçi”, aty ku Vllaznia pret Partizanin.

Dy ekipe pretendente për titullin kampion dhe rivalë historik do të matin forcat vetëm për fitore.

Shkodranët vijnë pas një ecurie pozitive, pas 5 fitoreve radhazi dhe kualifikimin në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë, kuqeblutë kërkojnë vazhdimësi.

Në kampin e kuq nuk paraqitet e njëjta situatë. Partizani në 5 javët e fundit regjistron vetëm një fitore dhe tani e sheh vetën 8 pikë larg kreut. Pavarësisht kësaj, të dielën pritet një ndeshje e bukur dhe tepër e luftuar nga të dyja skuadrat.

Takimi do të nisë në orën 17:00.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli